Range Roveri i ri, vjen maxhordomi virtual – Lajmi.net
Range Roveri i ri, vjen maxhordomi virtual
Autori: Lajmi.net AutoAuto & Tek 17:00, 11 October 2017
Pas Mercedesit edhe Range Rover nxjerr modelin e ri dhe këtë herë luan me teknologjinë dhe zanatin e vjetër të fuoristradës.

Dizajni është i njëjtë si gjithmonë, vetëm disa prekje të vogla por kabina është ridizenjuar tërësisht. Janë në variantin benzinë/elektrike, duke u karrikuar për vetëm 2 orë e gjysmë.

Kushton 102.800 euro e lart. Një tjetër risi britanike është “maxhordomi dixhital” i shekullit të 21, realizuar përmes sistemit Touxh Pro Duo, elegant dhe intuitiv, i komanduar përmes një ekrani me prekje prej 10 polsh, me komanda zanore dhe me butona, qoftë nga brenda apo nga jashtë mjetit, përmes një aplikacioni në smartphone.

Mjafton që tia kërkoni, dhe ai bën gjithçka. Që nga rregullimi i temperaturës deri tek masazhet e sediljeve, nga lloji i jonizimit të ajrit tek rregullimi i stereos me 29 altoparlantë.

Sigurisht Range i ri nuk është një lodër plot me pajisaje, por edhe një fuoristradë e vërtetë, e aftë të përballojë çdo rrugë, që nga shkëmbi në dëborë. /Lajmi.net/

Fjalët kyçe: Range Rover

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play iStunt 2
  • Play Berry Rush
  • Play Bike Rivals
  • Play Stealth Sniper