Range Rover Sport shënon rekordin e ri të lëvizjes në dy rrotë (Video)

Shoferi theu rekordin e vet të shënuar më 2011, duke lëvizur për 30 sekonda më shpejtë

Auto & Tek

19/07/2018 00:00

Tashmë e dimë se Volkswagen I.D. R e ka thyer rekordin e shpejtësisë së makinës elektrike, por ky nuk është i vetmi rekord në edicionin e sivjetmë në Goodwood Festival of Speed, transmeton Telegrafi.

Në vitin 2011, Terry Grant në të njëjtin festival, shënoi rekord duke e kaluar shtegun prej 1.6 kilometrash, për dy minuta e 55 sekonda.

Këtë vit, i njëjti shofer është kthyer dhe duke vozitur një Range Rover Sport SVR, e ka thyer rekordin e vet. Madje, ai voziti në shtegun e zgjatur për 300 metra, për dy minuta e 24 sekonda, që është për 30 sekonda më shpejtës se rekordi i mëparshëm.

Me makinën britanike që ka 575 kuajfuqi, Grant ka hyrë edhe në Librin e Rekordeve të Ginisit.

YouTube player