Ramush Haradinaj u lirua me kaucion

Gjykata franceze e Apelit ka urdhëruar lirimin e ishin kryeministrit të Kosovës dhe liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lajme

12/01/2017 15:13

Mediat franceze raportojnë se Haradinaj është lëshuar me kaucion (dorëzani me para) dhe nuk mund të largohet nga Franca, transmeton lajmi.net.

Haradinajt i është marrë pasaporta dhe duhet që dy herë në javë të paraqitet në polici.

Ai do ta pres vendimin përfundimtar në liri lidhur me kërkesën e Serbisë për ekstradim për shkak të atktakuzës së vitit 2004. /Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Autoritetet franceze ia marrin pasaportën Haradinajt, ja kur pritet takimi me familjar