Ramush Haradinaj si Ronaldo! E hedh Anitën në det, më pas… /FOTO-VIDEO

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ndodhet prej disa ditësh në qytetin bregdetar të Vlorës ku duket se ka gjetur kohën të bëjë gjithçka: Takime të rëndësishme politike, përgjigje për presidentin kosovar Hashim Thaçi dhe në fund...pushime me bashkëshorten.

Lajme

10/08/2018 18:17

Mediat arritën të sigurojë disa foto dhe një sekuencë video, ku kryeministri kosovar Haradinaj shfaqet në bregdetin e Jalës me bashkëshorten bukuroshe Anita Haradinaj, e cila mahnit me format trupore dhe jo më pak me rrobat e plazhit Louis Vuitton.

Njësoj si ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, edhe ‘ylli i politikës kosovare’ Ramush Haradinaj preferon ‘lojërat’ në det, duke hedhur fillimisht bashkëshorten e më pas vetë për të notuar më pas dhe për të shijuar detin e mrekullueshëm të Jalës.