Ramush Haradinaj: Serbët që më janë vërsulur mua kanë qenë vrasës

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj pas vendimit të sotëm të gjykatës së Apelit në Francë thotë se drejtësia e vonuar është padrejtësi në vetvete. Sipas tij, njoftimi që vendimi në rastin e tij do të merret me 2 mars, më së paku ishte i panevojshëm.

Lajme

09/02/2017 20:09

“Drejtuesit e sotëm të shtetit serb, që më janë vërsulur mua, asnjëherë nuk kanë qenë të shqetësuar as për krime as për vrasje, sepse kanë bashkëjetuar ose kanë qenë vet paramilitarë e vrasës, prandaj nga unë gjithmonë do ta marrin të njëjtën përgjigje si në vitin 1998-1999”, shkruan Haradinaj.

Madje thekson se sulmet serbe nuk e shqetësojnë aspak, sepse  thotë se e ndjen thellë praninë dhe mbështetjen e shqiptarëve kudo që janë.

“Besnikë do t’i mbetemi të dejtës sonë shqiptare në Ballkan”, thotë ai./Lajmi.net/