Ramush Haradinaj: Mediat serbe po dezinformojnë, s’jemi të përfshirë në ngjarjet e Kumanovës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj shkrimeve të medieve serbe të cilat kanë theksuar se Ramush Haradinaj është i përfshirë në ngjarjet e fundit në Maqedoni.

Lajme

22/07/2015 15:09

Këto shkrime të mediave serbe Haradinaj i ka cilësuar si fushatë e orkestruar ndaj tij dhe partisë që drejton.

Më poshtë mund të lexoni reagimin e AAK-së:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Kryetari i saj Ramush Haradinaj, janë të skandalizuar me shkrimet e fundit të disa mediave serbe për perfshirjen e njerëzve të afërt të AAK-së dhe zotin Haradinaj, në ngjarjet e Maqedonisë.

Kjo është një fushatë e orkestruar kundër zotit Haradinaj dhe vetë Kosovës.

Opinioni në Serbi dhe në Maqedoni duhet ta dijnë se AAK dhe njerezit e saj nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë të përfshirë në zhvillimet në Maqedoni.

Jemi të vetëdijshëm se ata që përhapin dezinformata të tilla, vetë qëndrojnë prapa këtyre zhvillimeve dhe lakimi i emrit të AAK-së dhe liderit të saj, për gjoja krijimin e dofarë kampesh ushtarake në Likovë, bëhen me qëllim të dëmtimit të Kosovës dhe të AAK-së, pikerisht në kohën kur Kosova po përballet me zhvillime të rëndësishme.

Ne jemi të përcaktuar që të punojmë për stabilitetin e rajonit, me këte edhe të Maqedonisë. Të tjerat janë shpifje dhe insinuata të pista!