Ramush Haradinaj: Kemi fituar në 3 komuna, në 3 shkojmë në balotazh

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj së pari ka uruar për një proces të rregullt zgjedhor.

Lajme

22/10/2017 21:25

Haradinaj ka thënë se Aeanca në tri komuna ka fituar pa balotazh Juniku, Deçani dhe Obiliqi, transmeton lajmi.net.

Tutje tha se AAK po prinë në disa komuna si në Suharekë, Gjakovë, Pejë, Istog, që do të shkojnë në balotazh.

Ai ka thënë se ka rritje të besimit për Aleancën në nivel vendi dhe ka falënderuar gjithë votuesit për besimin e dhënë. /Lajmi.net/