Ramush Haradinaj kandidat për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma

PDK-AAK-Nisma shkojnë në zgjedhjet e 11 qershorit si koalicion.

Lajme

17/05/2017 00:37

Koalicioni në mes të partive në fjalë është nënshkruar në minutat e fundit të afatit të paraparë nga KQZ.

Koalicioni PDK-AAK-Nisma do të ketë kandidat për kryeministër Ramush Haradinaj, bëjnë të ditur burime të lajmi.net.

Ndryshe marrëveshja parasheh 50 kandidatë për deputetë nga PDK, 40 nga AAK dhe 20 nga Nisma. /Lajmi.net/