“Ramush Haradinaj ka me ua nxi jetën sekserëve që blejnë e shesin rrymë”

Shefi i zyrës për informim në Kryeministri, Halil Matoshi, ka bërë një reagim lidhur me rritjen e çmimit të rrymës dhe raportimin e mediave për këtë gjë.

Lajme

29/12/2017 10:39

Ai përmes rrjetit social Facebook ka shkruar se sekserëve që blejnë e shesin rrymë elektrike në disfavor të prodhimit vendor, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka për t’ua nxirë jetën, dhe sipas tij do ua zbardh fytyrën dy milionë kosovarëve.

Ai ftoi në ballafaqim të gjitha mediat që  u ka humbur sensi i luftës për të vërtetën.

Ai mohoi se është rritur çmimi i energjisë dhe sipas tij këtë e ka parandaluar Kryeministri Haradinaj.

Matoshi shtoi se ndërprerja e rrymës ishte për shkak të prishjeve teknike dhe se rrymë do të ketë në të ardhmen.

Ky është reagimi i plotë i Matoshit në Facebook:

“Kryeministri Haradinaj, sekserëve që blejnë e shesin rrymë elektrike në disfavor të prodhimit vendor, pra një grushti individëve, ka me ua nxi jetën – për me ua zbardhë dy milionë kosovarëve!
Ndërsa mediat që u ka humbur sensi i luftës për të vërteten i ftoj për ballafaqim me faktet!
Le të dihet: Nuk është etike të shpifet kinse një qytetar x prej dy milionëve pretendon se është rritë çmimi i rrymës elektrike.
1. Çmimi i rrymës nuk është rritë për ASNJE CENT dhe këtë e ka parandalu Kryeministri.
2. Ndërprerjet sëfundi janë pasojë e prishjeve teknike ngase po prodhohet në KEK me kapacitete të plota…
3. Rrymë ka me pasë!
Kosova nuk është më ajo e para 11 shtatorit!”   /Lajmi.net/