Ramush Haradinaj ironizon me Hashim Thaçin: Sa herë e ka thirr BE-ja u lajmëru

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka ironizuar me ish-kryeministrin e Kosovës, tash presidentin Hashim Thaçin.

Lajme

07/12/2017 18:23

Haradinaj duke folur në Kuvend për marrëdhënie në mes Kosovës dhe BE-së, ka thënë se kur është thirrur Thaçi nga BE-ja u lajmëru.

“Kur e kanë thirr u lajmëru, e kanë marrë me të mirë a qa, nuk e di na kallxojnë këta të PDK-së. Nëse dikush mendon se Kosova s’ka ba për stabilitet e paqe, kush sa Kosova s’ka bërë. Plot çmime iu kanë ngarku këtij vendi të drejta e të padrejta, pse s’po shpërblehet më, kjo është pyetje që do t’iu bëhet të gjithëve. A keni plan me kry punë me Kosovën”, ka thënë Haradinaj./Lajmi.net/