Ramush Haradinaj i shkon në shtëpi Isa Mustafës

RTK raportoi se sonte kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka qëndruar për vizitë në shtëpinë e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, për të marr pjesë në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie.

Lajme

07/07/2018 21:55

Haradinaj duket se i ka shkuar në shtëpi Mustafës për ta zbutur ngërçin lidhur me procesin negociator me Serbinë dhe të cilin do ta drejtojë presidenti Hashim Thaçi.

Kujtojmë se mediat raportuan që Kryesia e LDK-së është mbledhur sonte pas deklaratave të anëtarëve të saj lidhur me mbështetjen apo kundërshtimin e presidentit Hashim Thaçi për të udhëhequr dialogun me Serbinë.

Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri ende po vazhdon të mbajë një qëndrim të ndryshëm nga partia për dialogun me Serbinë.

Derisa LDK po kërkon që ajo të udhëheq me bisedimet pasi të mbahen zgjedhjet, Haziri thekson se Hashim Thaçi duhet të legjitimohet nga Kuvendi për të shkuar në dialog.