Ramush Haradinaj dërgon FSK-në e Policinë në Brezovicë, evakuohen nxënësit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë të ketë angazhuar të gjithë mekanizmat e sigurisë së vendit për t’u dalë në ndihmë nxënësve të bllokuar në Brezovicë pasi që autobusi i tyre ka rrëshqitur si pasojë e reshjeve të dendura të borës gjatë ditës së sotme.

Lajme

20/01/2018 20:54

“Sot me të marrë lajmin se në Brezovicë një autobus me nxënës kishte rrëshqitur e disa autobus të tjerë ishin bllokuar nga te reshurat e mëdha të borës, u kam bërë thirrje për të intervenuar të gjithë mekanizmave të sigurisë së vendit”, ka thënë Haradinaj.

Njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, thotë Haradinaj, kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë evakuuar nxënësit, si dhe kanë debllokuar rrugën.

“Të gjithë ata që morën pjesë në këtë operacion, i falënderoj për gatishmërinë dhe i përgëzoj për profesionalizmin e lartë”, u shpreh kryeministri i vendit.