Ramush Haradinaj: Bashkëndjej me familjet dhe popullin britanik

Ramush Haradinaj, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se bashkëndjen me familjet dhe me popullin britanik për të afërmit që humbën sot nga sulmet në Londër.

Lajme

22/03/2017 21:09

“Jam i indinjuar e i mërzitur me atë çfarë ndodhi sot në Londër”, ka shkruar ai në profilin e tij në Faceboook.

“Kosova i ka 1001 arsye më shumë të jetë solidare me Londrën sot”!

“Ngushëllimet e mia më të thella për familjet, qeverinë dhe popullin britanik”.

Haradinaj po vazhdon të mbahet në Francë nga autoritet atje deri në vendimin e ardhshëm që pritet të merren me 6 prill.