Ramsey – Wenger, më të mirët e shtatorit

Starti i shkëlqyeshëm i Arsenalit në Premierligë është shpërblyer me Barclays Awards për muajin shtator. Mesfushori uellsian Aaron Ramsey është shpallur futbollisti i muajit, për herë të parë në karrierë pas katër golave të shënuar, duke e ngritur në tetë kuotën e përgjithshme në të gjitha garat këtë stinor. Kurse, pasi udhëhoqi Arsenalin drejt pozitës…

Sport

08/10/2013 12:45

Starti i shkëlqyeshëm i Arsenalit në Premierligë është shpërblyer me Barclays Awards për muajin shtator. Mesfushori uellsian Aaron Ramsey është shpallur futbollisti i muajit, për herë të parë në karrierë pas katër golave të shënuar, duke e ngritur në tetë kuotën e përgjithshme në të gjitha garat këtë stinor.

Kurse, pasi udhëhoqi Arsenalin drejt pozitës së parë në Premierligë me katër fitore nga katër duele (brenda shtatorit), Arsene Wenger u përkujdes që klubi të ketë festë të dyfishtë dhe rrëmbeu çmimin e menaxherit të muajit, i 13-ti i tij prej kur mori drejtimin e gjigantit londinez në mars të vitit 1998.

Shtatori për Arsenalin filloi me fitore 1-0 ndaj Tottenhamit në Emirates para se Ramsey të realizojë dy herë në fitoren 3-1 në Sunderland.

Fitore të tjera ndaj Swanseas dhe Stoke Cityt e dërguan Arsenalin në krye të renditjes, pozitë të cilën e ruajtën edhe pas barazimit me WBA-n të dielën.