Ramsey nënshkruan parakontratë me Juven, fitime ‘marramendëse’ po e presin – Lajmi.net
Ramsey nënshkruan parakontratë me Juven, fitime ‘marramendëse’ po e presin
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliSerie ASport 19:28, 11 February 2019
Aaron Ramsey ka nënshkruar parakontratën e tij me Juventus dhe fitime të mëdha do të vijnë për mesfushorin uellsian.

Ramsey është pajtuar me kampionët e Serie A, për një kontratë katër vjeçare, dhe sot është bërë e ditur se ai ka nënshkruar një parakontratë me ‘biankonerët’, shkruan ‘SportBible’, transmeton lajmi.net.

Ramsey do të bëhet lojtari më i paguar nga Britania e Madhe, duke lënë anash edhe bashkëvendësin e tij, Garreth Bale.

Aaron do të ketë një pagë javore prej 400 mijë funteve. Ai kështu do të bëhet ndër 10 lojtarët më të paguar në botë.

‘Dailymail’ shkruan se lojtari do të grumbullojë rreth 83.2 milionë euro në Torino, shifër kjo marramendëse.

Ai do të fitojë 66 paund për sekondë, 39.68 funte në minutë, 2380 funte në orë, 57.1 mijë funte në ditë, 400 mijë funte në javë, 1.73 milionë në muaj dhe 20.8 milionë në vit. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO