Ramsey në vend të Fabregasit

Barcelona kërkon yllin e Arsenalit, Aaron Ramsey për pasardhës të Cesc Fabregasit i cili pritet të largohet nga Camp Nou, gjatë këtij afatit kalimtar të verës.

Sport

04/06/2014 14:57

Sipas tabloidit britanik Daily Mail, mesfushori i Arsenalit, Aaron Ramsey mund të jetë zëvendësues i Cesc Fabregasit në Barcelonë, nëse ylli spanjoll largohet përfundimisht nga gjiganti katalan, gjatë afatit kalimtar të verës.

Reprezentuesi uellsian e mbylli një edicion mjaft pozitiv me Arsenalin, dhe me golin e tij ia solli ekipit trofeun e FA Cup.

Bayern Munich është përmendur si klub i interesuar për transferimin e Ramseyt në rast të largimit të Toni Kroosit, i cili tani duket se do të mbetet në Allianz Arena.

Dhe, kjo ka bërë që Barcelona të kthejë përqendrimin tek Ramsey, si pasardhës i Fabregasit i cili pritet të sakrifikohet duke u shitur gjatë kësaj vere.

Mirëpo, Arsenali nuk do të lejojë lehtë largimin e Ramseyt.