Ramsey mungon gjashtë javë

Mesfushori i Arsenalit, Aaron Ramsey do të jetë jashtë fushave të lojës për plotë gjashtë javë, duke  i dhënë kështu një goditje mjaft të fortë skuadrës së tij.

Sport

29/09/2014 19:04

Goal.com ka konfirmuar se Aaron Ramsey do të jetë jashtë fushave të lojës për plotë gjashtë javë, për shkak të lëndimit që ka pësuar në tejzën e gjurit.

Ramsey gjatë ditës së hënë është diagnostifikuar me tendimin e gjurit të gradës së dytë dhe kështu do të jetë jashtë fushave të gjelbërta për gjashtë javë.

Përpos Ramsey, është Mikel Arteta ai që ka pësuar një lëndim por të gradës së parë. Ai do të jetë jashtë fushave për diku rreth tre javë.

Sikur të mos mjaftonte me kaq, Laurent Koscielny është në dyshim për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Galatasarayt për shkak të një lëndimi në tejzën e Akilit.