Ramsey i sigurt: Wenger do të qëndrojë te Arsenali

Aaron Ramsey ka deklaruar se Arsene Wenger do të qëndrojë te Arsenali.

Sport

27/05/2017 22:36

Arsenal sot zhvilloi ndeshjen e fundit të sezonit, duke e fituar FA Cup, pasi mposhti në finale Chelsean, me rezultat 2:1.

Dhe pas kësaj ndeshje, te Arsenali priten të merren vendime të mëdha, dhe vendimi kryesor do të jetë nëse do t’i vazhdohet kontrata trajnerit Arsene Wenger.

Por heroi i Arsenalit në fitoren ndaj Chelseas, Aaron Ramsey, ka deklaruar se Wenger do të vazhdojë ta drejtojë skuadrën nga Londra.

“Sigurisht që mendoj se ai do të qëndrojë”, ka deklaruar Ramsey për BBC, përcjellë ‘Lajmi.net’.

“Ai ka qenë fantastik për mua dhe lojtarët. Ne kemi ndryshuar formacionin dhe kemi pasur shumë sukses. Kjo u shpërblye dhe unë shpresoj që ai të jetë këtu edhe edicionin e ardhshëm. Ne i detyrohemi shumë atij”, ka përfunduar Ramsey./Lajmi.net/