Ramsey, fantastik

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka lavdëruar mesfushorin Aaron Ramsey i cili vazhdoi me paraqitje të shkëlqyeshme këtë sezon duke realizuar gol në fitoren 2-1 në udhëtim te Swansea City të shtunën me çka skuadra londineze u shkëput në krye të Premierligës. Uellsiani ka shpërthyer me paraqitjet e deritashme këtë stinor duke realizuar tetë gola…

Sport

29/09/2013 12:00

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka lavdëruar mesfushorin Aaron Ramsey i cili vazhdoi me paraqitje të shkëlqyeshme këtë sezon duke realizuar gol në fitoren 2-1 në udhëtim te Swansea City të shtunën me çka skuadra londineze u shkëput në krye të Premierligës.

Uellsiani ka shpërthyer me paraqitjet e deritashme këtë stinor duke realizuar tetë gola në të gjitha garat. Dhe, Wenger e ka veçuar 22-vjeçarin për lëvdata e sidomos për faktin se deri edicionin e kaluar kishte probleme të mëdha me lëndime.

“Mos të harrojmë se karriera e tij është penduar nga një lëndim i rëndë dhe ju duhet të keni durim. Por, disa njerëz nuk kishin durim dhe e vunë nën presion kur kishte ndonjë paraqitje të dobët”, deklaroi Wenger.

“Kur e kam parë se si është përgjigjur, atëherë edhe më tepër kam shfaqur besim ndaj tij. Ai është përmirësuar shumë dhe nuk ngutet të marr vendime”, u shpreh francezi.