Ramsey drejt Juventus, pritet rritje masive e pagës së uellsianit

Mesfushori i Arsenal, Aaron Ramsey,flitet se mund të kalojë në Itali, saktësisht tek skuadra e Juventus.

Sport

18/11/2018 10:32

Sipas “The Sun”, një kalim i mundshëm i uellsianit tek skuadra nga Torino, do t’i siguronte atij një pag prej 11 milionë eurove në vit, transmeton lajmi.net.

Italianët janë një nga skuadrat e shumta që shfaqin interesim për mesfushorin e Arsenal, të cilit në fund të vitit i skadon kontrata.

Bayern Munich dhe Roma janë dy skuadra të tjera që kërkojnë lojtarin, megjithatë Arsenal deri tash ka refuzuar disa oferta për lojtarin, duke iu bërë të ditur pretenduesve se nuk do të jetë e lehtë të sigurojnë shërbimet e Ramsey . /Lajmi.net/