Ramsey bëhet manekin

Tifozët e Arsenalit mund të jetë të detyruar të përcjellin edhe pasarelat e modës për të parë mesfushorin Aaron Ramsey, pasi ylli uellsian ka nënshkruar kontratë me një agjenci të modelimit. 23-vjeçari i cili vazhdon të ketë probleme fizike që do ta lejnë jashtë fushës edhe për më tepër se një muaj, mund të aktivizohet…

Sport

30/01/2014 16:43

Tifozët e Arsenalit mund të jetë të detyruar të përcjellin edhe pasarelat e modës për të parë mesfushorin Aaron Ramsey, pasi ylli uellsian ka nënshkruar kontratë me një agjenci të modelimit.

23-vjeçari i cili vazhdon të ketë probleme fizike që do ta lejnë jashtë fushës edhe për më tepër se një muaj, mund të aktivizohet sërish, por jo në lojën e futbollit.

Ai nënshkroi kontratë me Elite Model Management, dhe shpjegoi: “Jam kontaktuar nga Elite dhe koha është perfekte, një mundësi e mirë për mua pasi kam menduar të angazhohem edhe jashtë karrierës si futbollist”.

“Pa dyshim se futbolli është përqendrimi im kryesor, dhe gjithmonë ka qenë dhe do të jetë kështu. Por, do të menaxhoj kohën mirë dhe do të shfrytëzojë këtë mundësi ideale që më ka ofruar Elite”.

Ramsey nuk është futbollisti i parë që do të nis karrierën si manekin, pasi në të kaluarën këtë e kanë bërë me sukses edhe yje si David Beckham dhe Cristiano Ronaldo.