Ramosin po e pret ‘ferri’

UEFA është duke e hetuar Sergio Ramosin për kartonin e verdhë që e mori mbrëmë.

Sport

14/02/2019 18:39

UEFA është duke e analizuar veprimin e bërë mbrëmë nga Sergio Ramos në fitoren e Real Madridit ndaj Ajaxit në Ligën e Kampionëve.

Shtëpia e futbollit evropian me shumë gjasë do t’i jap një dënim të rëndë mbrojtësit spanjoll, përcjell lajmi.net.

Ramos mund të suspendohet për dy ndeshje të Ligës së Kampionëve, nëse shpallet fajtor.

UEFA është duke i bërë gati të gjitha provat e mundshme, andaj spanjolli mund të mos luajë në ndeshje e dytë ndaj Ajaxit.

Kujtojmë se Real Madridi fitoi 2 me 1 ndaj holandezëve në ndeshjen e parë, gjersa këtyre të fundit iu anulua një gol i rregullt nga VAR-i. /Lajmi.net/