Ramos zgjedh përforcimin e Real Madridit nga Milan

Sergio Ramos ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të paraqitet ofertë për transferimin e kapitenit të “Rossonerëve”.

Sport

20/01/2018 14:04

Milan e konsideron si të rëndësishëm por Leonardo Bonucci vazhdon të kërkohet nga disa prej klubeve më të mëdha në botë.

“ElBernabeu.com” raporton se kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të paraqitet ofertë për transferimin e kapitenit të “Rossonerëve”.

Bonucci iu bashkua Milanit në verën e vitit të kaluar nga Juventus, përcjell “lajmi.net”.

Edhe pse kaloi disa muaj të komplikuar te skuadra nga San Siro, Ramos beson se Bonucci do të ishte partner i tij ideal te ekipi i Real Madridit. /Lajmi.net/