Ramos ‘zbulon’ përforcimin e madh të Real Madridit (FOTO)

Sergio Ramos ka mirëpritur mundësinë e transferimit të Kylian Mbappe në Real Madrid.

Sport

28/03/2017 08:55

Sergio Ramos ka hapur dyer e Real Madridit për transferimin e yllit të Monacos, Kylian Mbappe.

Reprezentuesi francez ka shkëlqyer me paraqitjet e tij gjatë këtij sezoni.

Dhe, “Los Blancos” janë përmendur si një prej klubeve të interesuara për transferimin e tij.

Në ndërkohë, Ramos ka theksuar se Mbappe është i mirëseardhur në Real Madrid.

“Nuk e kam ftuar presidentin Perez që të konsultohet me mua për përforcimet por dyert e Real Madridit janë gjithmonë të hapura për futbollistët më të mirë”, deklaroi Ramos, përcjell “lajmi.net”.

“Nëse Mbappe vjen në Real Madrid, ne do ta presim me mbështetje të madhe siç bëjnë gjithmonë me futbollistët e rinj që vijnë”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6