Ramos vazhdon me rekordin negativ

Sergio Ramos po vazhdon me statistika negative në karrierën e tij.

Sport

18/02/2019 09:15

Edhe pse Sergio Ramos konsiderohet si njëri ndër mbrojtësit më të mirë në histori të futbollit, ai po vazhdon me rekorde negative.

Me kartonin e kuq që mori kundër Gironas, Ramos është përjashtuar 25 herë në karrierën futbollistike duke thyer një rekord evropian, përcjell lajmi.net.

Mbrojtësi i Real Madrid tashmë u bë lojtari i cili është përjashtuar më shumti në histori të gjitha ligave kryesore evropiane, duke tejkaluar mbajtësin e mëparshëm të rekordeve, Cyril Rool, i cili ishte nxjerr me të kuq 19 herë në Ligue 1.

Ramos njihet poashtu në futboll edhe si një lojtar që bën lojë të ndyrë, kur vlen të përmendet rasti i finales së Ligës së Kampionëve në edicionin e kaluar, kur e lëndoi Mohamed Salahun. /Lajmi.net/