Ramos thotë se është i shokuar me këtë gjë që i ka ndodhur

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, është deklaruar shumë i befasuar me zhurmën që ka shkaktuar kartoni i tij i verdhë ndaj Ajax në Ligën e Kampionëve.

Sport

16/02/2019 11:28

Ramos është ndëshkuar me karton të verdhë në fitoren 1:2 të Real Madridit në udhëtim te Ajax, dhe do të mungojë në ndeshjen e kthimit në ‘Santiago Bernabeu’.

Por, spanjolli pas ndeshjes ka pranuar se e ka kërkuar atë karton, për të munguar në ndeshjen e kthimit, për t’i ndryshuar pastaj këto deklarata, shkaku i ndonjë dënimi të UEFA-s.

UEFA menjëherë pas asaj deklarata ka nisur një hetim rreth Ramosit, i cili mund të dënohet edhe me një ndeshje tjetër mos lojë, duke bërë që të mungojë në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Jam shumë i befasuar nga të gjitha këto”, tha mbrojtësi i Spanjës për Marca, përcjell ‘lajmi.net’.

“Unë doja të detyroja faullin, një faull që ishte i pashmangshëm, jo për të kërkuar pezullimin”./Lajmi.net/