Ramos tallet me gjyqtarët spanjollë pas përjashtimit

Sergio Ramos ka deklaruar që gjyqtarët spanjollë duhet ta shohin më shumë Premierligën.

Sport

21/08/2017 08:28

Kapiteni i Real Madridit nuk pajtohet me kartonin e kuq që e mori ndaj Deportivo La Corunas.

“E respektoj vemdimin e gjyqtarit, por nuk pajtohem me kartonin e kuq”, deklaroi Ramos, përcjellë “Lajmi.net”.

“Duhet ta shohin më shumë futbollin anglez dhe të na lënë të luajmë më shumë”, shtoi Ramos.

Gjithsesi, Reali e mposhti Deportivon me rezultat të pastër, 3:0. /Lajmi.net/