Ramos skuqet, Reali ndalet

Real Madrid e kërkoi fitoren e gjashtë të njëpasnjëshme në La Ligë, por nuk e gjeti atë. Los Blancos barazuan në udhëtim te Osasuna me rezultat 2:2, në duelin e vlefshëm për xhiron e 16’të. Vendasit kaluan herët në epërsi nëpërmjet Oriol Rieras në minutën e 16’të, kurse i njëjti futbollist realizoi sërish në të…

Sport

14/12/2013 16:54

Real Madrid e kërkoi fitoren e gjashtë të njëpasnjëshme në La Ligë, por nuk e gjeti atë. Los Blancos barazuan në udhëtim te Osasuna me rezultat 2:2, në duelin e vlefshëm për xhiron e 16’të.

Vendasit kaluan herët në epërsi nëpërmjet Oriol Rieras në minutën e 16’të, kurse i njëjti futbollist realizoi sërish në të 38’tën duke thelluar avantazhin e Osasunës.

Punët për Realin u vështirësuan pak para përfundimit të pjesës së parë kur mbrojtësi Sergio Ramos u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë. Mirëpo, edhe më një futbollist më pak në fushë, Reali e ngushtoi disavantazhin në 2:1 në minutën e 45’të nëpërmjet Iscos.

Në vazhdim, me dhjetë futbollistë mbeti edhe Osasuna në minutën e 79’të kur Gato Silva u ndëshkua me karton të kuq. Dhe barazinë në fushë e shfrytëzoi Reali që realizoi nëpërmjet Pepes në minutën e 80’të duke nxjerr një pikë.

Cristiano Ronaldo zhvilloi ndeshjen e parë në La Ligë pas rikthimit nga lëndimi, por ai dhe Gareth Bale nuk arritën të realizojnë.