Ramos shpëton Realin

Sergio Ramos shënoi me kokë në minutën e 93-të të ndeshjes dhe e barazoi rezultatin në 1:1 për Real Madridin kundër Atletico Madridit, duke e dërguar në vazhdime finalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

24/05/2014 23:43

Atletico Madrid ishte vetëm dy minuta larg titullit të kampionit të Evropës.

Por, mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos shënoi me kokë dhe barazoi rezultatin në 1:1 duke e dërguar finalen e Ligës së Kampionëve në vazhdime.

Atletico kaloi në epërsi në minutën e 36-të me golin e qendërmbrojtësit Diego Godin, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Por, Los Blancos u hodhën në sulm në kërkim të golit të barazimit dhe e gjetën atë në minutën e tretë të kohës shtesë kur pas një goditje nga këndi, Ramos shënoi me kokë duke mposhtur portierin Thibaut Courtois.

Koha e rregullt përfundoi, fituesi do të përcaktohet pas vazhdimeve, ose me penallti. Drama e Lisbonës vazhdon.