Ramos: Salah? Askush nuk mund të krahasohet me Ronaldon dhe Messin

Sergio Ramos ka thënë se as Mohamed Salah dhe askush tjetër nuk mund të krahasohet me Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.

Sport

25/05/2018 20:30

Mbrojtësi spanjoll në konferencën e fundit për shtyp para finales me Liverpoolin është pyetur për sezonin që ka pasur këtë vit Salah, dhe për krahasimet e tij me Ronaldon dhe Messin.

“Salah është një lojtar i mrekullueshëm”, nis përgjigja e Ramos.

“Shumë lojtarë vijnë dhe shkojnë, ndërsa disa qëndrojnë (nivele të larta) për një kohë të gjatë. Salah ka bërë një sezon të madh, por Cristiano dhe Messi e kanë bërë këtë me vite të tëra”.

“Është e pamundur të krahasohesh me ata dy”./Lajmi.net/