Ramos: Ronaldo është një bishë (FOTO)

Sergio Ramos e ka lavdëruar paraqitjen e Cristiano Ronaldos ndaj Espanyolit duke thënë se portugezi është një bishë.

Sport

13/09/2015 09:13

Reprezentuesi portugez shënoi pesë gola, për t’u bërë golashënuesi më i mirë në histori të Real Madridit në La Liga.

Ramos e shfrytëzoi Twitterin, për t’a uruar bashkëlojtarin për paraqitjen e mrekullueshme.

“Paraqitje e kompletuar, porta e paprekur dhe tre pikë.  Përgëzime për bishën  Cristiano për pesë golat e tij”, ka shkruar Ramos në Twitter.