Ramos: Reali do ta harrojë shpejt humbjen

Sergio Ramos thotë se Real Madridi do ta harrojë shpejt humbjen nga Atletico Madrid në Superkupën e Spanjës, për të shikuar përpara, ku e presin sfida mjaft të vështira këtë sezon në kompeticione më të rëndësishme.

Sport

23/08/2014 09:47

Sergio Ramos thotë se Real Madrid do ta harrojë shpejt humbjen në Superkupën e Spanjës nga Atletico Madrid, 1:0.

Mario Mandzukic shënoi gol të hershëm për t’ia siguruar ekipit të Diego Simeones këtë trofe, ndërsa ndeshja e parë e zhvilluar në Santiago Bernabeu kishte përfunduar, 1:1.

“Gjithmonë kur humbim, është një ditë e keqe. Ne do të donim ta fitonim këtë trofe, por ia urojmë atë Atletico Madridit”, deklaroi mbrojtësi spanjoll.

“E lamë stadiumin të relaksuar. Ata e shënuan golin dhe e ruajtën rezultatin. I uroj ata. Humbja do të kalojë dhe ne do të kemi ditë më të mira”, përfundoi Ramos.