Ramos reagon për deklaratën e Ronaldos

Sergio Ramos i ka dalë në mbrojtje Cristiano Ronaldos, pas akuzave që ky i fundit i bëri në drejtim të bashkëlojtarëve.

Sport

27/02/2016 20:32

Cristiano Ronaldo ka thënë se nëse të gjithë bashkëlojtarët do të ishin në nivel me të, Real Madridi ndoshta do të ishte në vend të parë.

Lidhur me këtë deklaratë të portugezit ka reaguar kapiteni i ‘Los Blancos’, Sergio Ramos, që i ka dalë në mbrojtje Ronaldos.

“Nëse dikush e njeh Cristianon ai jam unë. Nuk besoj që ai ka dashur t’i sulmoi bashkëlojtarët. Si kapiten jam krenar me punën e shokëve të skuadrës, por secili është i lirë ta ketë opinionin e tij”,  u shpreh mbrojtësi spanjoll, përcjell Lajmi.net nga Goal.