Ramos për Ajaxin: Një skuadër që luan futboll shumë të mirë

Sergio Ramos është deklaruar pas fitores së Real Madridit në udhëtim te Ajax.

Sport

13/02/2019 23:28

‘Los Blancos’ kanë marrë një fitore të rëndësishme te Ajax me rezultat 1:2, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

“I përgëzoj për atmosferën, dhe përgëzoj këtë ekip që luan shumë mirë futboll dhe me shumë personalitet”, ka deklaruar Ramos pas ndeshjes, përcjell ‘lajmi.net’.

“Kemi qenë së bashku dhe kemi përfituar nga të këqijat. Kemi dy gola për ndeshjen e kthimit. Duhet ditur se si të lexohet loja, dhe ne e bëmë atë”.

“Unë jam një mbrojtës i VAR, dhe dalëngadalë futbolli do të jetë më i drejtë. Ndonjëherë ne jemi hendikepuar, por sot VAR ka anuluar një gol të rëndësishëm”./Lajmi.net/