Ramos: Ne jemi një skuadër legjendare

Sergio Ramos është deklaruar pas triumfit historik të Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Sport

26/05/2018 23:37

Spanjolli ka thënë se Real Madrid ka treguar dëshirë të madhe për të vazhduar me fitore, teksa e ka cilësuar skuadrën e tij si legjendare.

“Ne e dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë”, ka thënë fillimisht Ramos pas ndeshjes finale.

“Kjo skuadër [Reali] ka treguar urinë dhe dëshirën e saj për të vazhduar të fitojë. Ne jemi një skuadër legjendare tani. Gjithashtu luajmë lojën tonë!”, përfundoi kapiteni i Realit./Lajmi.net/