Ramos në dyshime për ndeshjen ndaj Eibar

Sergio Ramos ka pësuar një dëmtim në këmbën e djathtë, dëmtim ky që vë në dyshim paraqitjen e tij ndaj Eibar.

Sport

16/11/2018 23:25

Mbrojtësi i është nënshtruar vizitës mjekësore në Ciudad Deportiva de Valdebebas, ku është ekzaminuar me një lëndim.

Duke pasur parasysh se ndeshja ndaj Romës në kuadër të Ligës së Kampionëve po afron, besohet se Ramos nuk do të udhëtoj me skuadrën për ndeshjen ndaj Eibar.

Me këtë lëndim, kapiteni i është bashkuar listës së lënduarve; Nacho, Reguilon dhe Casemiro.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i Santiago Solarit për qendër mbrojtësin, njëkohësisht kapitenin e Real Madrid. /Lajmi.net/