Ramos në Bayern? Gjermanët thonë “Po”

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, kërkohet nga trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola, i cili është i gatshëm të paguajë 45 milionë euro për transferimin e tij.

Sport

11/11/2014 09:15

Sipas mediave gjermane, trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola është i interesuar për transferimin e qendërmbrojtësit të Real Madridit, Sergio Ramos.

Dhe, për yllin spanjoll ai është i gatshëm të paguajë 45 milionë euro.

Drejtori i Bayern Munichut, Matthias Sammer ditë më parë mohoi interesimin për Ramosin, por në mediat gjermane vazhdojnë të qarkullojnë njoftime për synimin e Guardiolës që të sigurojë shërbimet e Ramosit.

Mbrojtësi ka kontratë me Realin deri në verën e vitit 2017 por ai kërkon pagë prej 10 milionë euro në stinor.

Ramos erdhi në Real më 2005 nga Sevilla dhe për ekipin nga Santiago Bernabeu ka zhvilluar 419 ndeshje duke realizuar 50 gola.