Ramos: Messi – Maradona, ky është futbollisti më i mirë në histori të Argjentinës

Sergio Ramos nuk ka dyshime.

Sport

21/06/2018 08:53

Sergio Ramos ka thënë se Leo Messi është futbollisti më i mirë në histori të Argjentinës.

Kapiteni i Spanjës ka theksuar se Messi është mbi Diego Maradonën në vlerësimin e tij.

“Për mua, futbollisti më i mirë në histori të Argjentinës është Messi dhe jo Maradona”, deklaroi Ramos, përcjell “lajmi.net”.

Messi vazhdon të zgjojë krahasime me Maradonën por ende nuk ka inspiruar ekipin drejt një trofeu të rëndësishëm ndërkombëtar. /Lajmi.net/