Ramos: Ky është lojtari më i rrezikshëm i Atleticos

Sergio Ramos mendon se Antoine Griezmann është rreziku kryesor për Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

25/05/2016 16:57

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka thënë se suksesi i Atletico Madridit ka të bëjë me lojën ekipore që e zhvillojnë dhe jo me individë të caktuar.

Por, pasi iu kërkua ta përmend një emër, ai e zgjodhi Antoine Griezmannin si lojtarin më të mirë të “Los Colchoneros”.

“Dua të fitojë ndaj të mirëve andaj shpresoj që ta vendosin formacionin më të mirë që e kanë. Personalisht brengosem me ekipin e tyre, përndryshe do të ishte e pasjellshme ndaj lojtarëve të Atletico Madridit dhe filozofisë së Simeones. Por, nëse ma kërkoni një emër, për mua Griezmann është një lojtar i madh”, deklaroi Ramos.