Ramos kundër Perezit, ja mesazhi i tij për Ancelottin

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos ka lavdëruar Carlo Ancelottin pas shkarkimit të tij nga posti i trajnerit.

Sport

26/05/2015 14:47

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos ka shprehur haptas pakënaqësinë e tij për vendimin e presidentit të klubit, Florentino Perez, për shkarkimin e Carlo Ancelottit nga posti i trajnerit.

Italiani u lirua nga detyra e tij të hënën, pas përfundimit të stinorit pa asnjë titull të fituar.

Por, Ramos ka vetëm lëvdata për Ancelottin.

“Një prej trajnerëve më të mirë që kam pasur. Ancelotti, faleminderit shumë. Një profesionist i madh është larguar, një shok mbetet”, shkroi Ramos në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter.