Ramos kundër Mourinhos

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos thotë se ekipi nuk ka më probleme në zhveshtore pas ardhjes së Carlo Ancelottit në vend të Jose Mourinhos.

Sport

13/11/2014 13:04

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos ka ngacmuar Jose Mourinhon duke thënë se nuk ka më polemika në skuadër pas ardhjes së Carlo Ancelottit në krye të ekipit.

Mourinho përfundoi në qendër të vëmendjes gjatë aventurës së tij në Santiago Bernabeu mes 2010 dhe 2013, dhe Ramos ëhstë i lumtur që polemikave u erdhi fundi pas ardhjes së Ancelottit.

“Përveç se është person i mrekullueshëm, Ancelotti ka sjell qetësi dhe stabilitet që ka eliminuar polemikat në zhveshtore”, deklaroi Ramos për “Marca”.

“Përveç se ndaj raport profesional me të, e konsideroj si shok. Ne bisedojmë me orë dhe mësoj shumë prej tij”.