Ramos këshilloi Balen ta godasë penalltinë ndaj Cordobas

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos ka qenë njeriu që ka këshilluar Gareth Balen për ta goditur penalltinë në takimin e fundit kundër Cordobas.

Sport

26/01/2015 10:11

Sipas raportit të bërë nga Te Interesa, mësojmë se Sergio Ramos i kishte thënë Bales ta godasë penalltinë ndaj Cordobas.

Ronaldo u largua në atë takim me karton të kuq, dhe penalltinë në minutat e fundit të takimit, e shënoi Bale falë një goditjeje të mirë me të majtën.

Sidoqoftë, ka qenë pikërsisht Ramos ai i cili ka këshilluar uellsianin ta marrë përsipër këtë përgjegjësi, e cila kishte vlerën e tri pikëve.