Ramos kërkon nga Real Madridi transferimin e këtij lojtari

Sergio Ramos e ka konfirmuar se e dëshiron Harry Kanen në skuadër.

Sport

15/10/2018 09:24

Real Madridi po vuan për një sulmues cilësor, andaj në radarin e tyre është Harry Kane.

Sergio Ramos ka thënë se sulmuesi anglez e ka potencialin që të shkëlqej në LaLiga, andaj do ta dëshironte kalimin e tij në ‘Santiago Bernabeu’.

“Premier Liga ka shumë lojtarë me potencial, si për shembull, Harry Kane, që është një lojtar i fuqishëm fizikisht, por edhe një driblues i mirë”, ka thënë Ramos para ndeshjes me Anglinë, përcjell “lajmi.net”.

Sipas gazetarit të Daily Telegraph, Paul Hayward, Ramos ka bërë me dije se e do Kanen te Real Madridi. /Lajmi.net/