Ramos i kundërpërgjigjet Sacchit

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos i është kundërpërgjigjur Arrigo Sacchit, duke i thënë se ai nuk motivohet nga paratë.

Sport

14/12/2014 13:57

Sacchi më herët ka thënë se Ramos nuk dëshiron të rinovojë kontratën me Realin, pasi do të ketë rrogë më të vogël. Sidoqoftë, këtë gjë e ka mohuar vet mbrojtësi.

“Me gjithë respektin që kam për Sacchin, dua ti them atij se nuk jam i brengosur për kontratën e re”, tha Ramos.

“Unë kurrë nuk jam ndikuar nga paratë”, vazhdoi mbrojtësi spanjoll i Real Madridit.

Ramos u transferua te Real Madridi nga skuadra e Sevillas në vitin 2005 për një shumë të madhe prej 26 milionë euro.