Ramos: Griezmann injorant i madh, as Totti, Xavi e Iniesta nuk e kanë fituar Topin e Artë

Sergio Ramos ka goditur në distancë Antoine Griezmannin.

Sport

18/09/2018 17:46

Spanjolli deklaroi që edhe lojtarë tjerë të mëdhenj nuk e kanë fituar Topin e Artë.

Sipas Ramos, Griezmann është një injorant i madh, përcjellë “Lajmi.net”.

“Injoranca e tij është e madhe. Kur e dëgjoj këtë djalë duke folur më kujtohen emra si Totti, Xavi, Raul, Iniesta, Iker … lojtarë që kanë shumë tituj dhe nuk e kanë këtë çmim personal [Topin e Artë]”.

“Ai duhet të këshillohet nga Cholo (Diego Simeone) ose Godin , njerëz që kanë vlera e që do t’i përshtaten atij”.