Ramos: E dua këtë trofe

Sergio Ramos dëshiron ta fitojë Europianin për herë të tretë radhazi.

Sport

17/02/2016 18:01

Mbrojtësi Sergio Ramos, ka thënë se do të donte që ta fitojë Kampionatin Europian për herë të tretë më radhë.

Spanjollët kanë triumfuar në dy Europianët paraprak, në Austri dhe Zvicër më 2008 si dhe në Ukrainë e Poloni në vitin 2012.

“E kam pasur privilegjin që ta fitojë dy herë dhe do të doja ta bëja edhe për herën e tretë”, tha Ramos.

Spanja ndodhet në një grup me Çekinë, Turqinë dhe Kroacionë, në Kampionatin Europian të këtij viti.