Ramos do të dënohet me dy ndeshje, e pranon se bëri veprim ‘skandaloz’ ndaj Ajax

Sergio Ramos mund të përballet me një ndalim dy ndeshjeve, pasi ka pranuar se e ka kërkuar ndëshkimin me karton të verdh ndaj Ajaxit.

Sport

14/02/2019 09:26

Real Madrid ka marrë një rezultat pozitiv nga ndeshja e parë ndaj Ajaxit në Amsterdam, duke fituar 1:2 me golat e Karim Benzemas dhe Marco Asensios.

Mbrojtësi spanjoll në fund të ndeshjes, e kërkoi ndëshkimin me karton të verdh, për të çuar në tre numrin e kartonëve, dhe për të munguar në ndeshjen e kthimit në ‘Santiago Bernabeu’, e për të qenë i gatshëm për sfidat çerekfinale, sigurisht nëse Real Madrid kalon tutje.

“Do të gënjeja nëse do t’ju them se nuk e kërkova kartonin”, ka deklaruar Ramos, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ishte diçka që e kisha në mendje, nuk është për të nënvlerësuar Ajaxin, ose të mendoj që tashmë ndeshja ka mbaruar, por unë kam vendosur kështu që të pushojë në ndeshjen e kthimit, edhe pse do të jem në stadium për të inkurajuar ekipin”.

Por, ky reagim i Ramos, mund të bëjë që UEFA t’ia zgjasë dënimin edhe për një ndeshje tjetër.

Mediet në Spanjë raportojnë se kapiteni mund të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të Real Madrid, gjë e cila do të ishte një mungesë e theksuar për përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve./Lajmi.net/