Ramos bëhet bashkë me Piquen e të tjerët, jep një mesazh të madh (FOTO)

Sergio Ramos është përpjekur të rikthejë harmoninë në kombëtaren spanjolle pas triumfit 3-0 ndaj Shqipërisë.

Sport

07/10/2017 16:33

Spanja një natë më parë siguroi pjesëmarrjen në Kupën e Botës që vitin e ardhshëm organizohet në Rusi, duke e mposhtur 3:0 Shqipërinë në cilësinë e vendasit.

Pas kësaj përballje, Ramos është mundur të qetësoi gjakrat brenda ekipit të Spanjës, pas zhvillimeve të fundit në Kataloni.

Mbrojtësi i Real Madridit ka postuar një fotografi nga zhveshtorja e Spanjës, duke dhënë edhe një mesazh të qartë.

“Futbolli, bashkimi, angazhimi dhe ekipi”, thuhet në postimin e Ramos, të cilit i ka bashkëngjitur edhe një fotografi./Lajmi.net/