Ramiz Lladrovci: Veteranë të vendit tim, urime Dita e Veteranit!

Dita e Veteranit, është ditë e përkujtimit dhe nderimit për fillin e qëndresës së armatosur e cila filloi me rezistencën e Komandantit legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari, më 30.12.1991, kundër okupatorit serb.

Lajme

30/12/2018 16:05

Kjo ditë, historike, është bërë ditë nderimi edhe për secilin veteran të vendit tonë, të cilët kontribuuan për çlirimin e vendit, ka theksuar Ramiz Lladrovci, pas homazheve në Prekaz, me rastin e Ditës së Veteranit.

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, mori pjesë në homazhet e zhvilluara në Kompleksin Memorial në Prekaz, me rastin e Ditës së Veteranit, së bashku me kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari, ministrin e MPB-së, Ekrem Mustafa, kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, këshilltarin e kryeministrit, Jahja Lluka, kryetarin e komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, deputetin Bekim Haxhiu dhe nënkryetarin e Skënderajt, Nuredin Lushtaku.

Ja postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit në rrjetin social:

Veteranë të vendit tim, urime Dita e Veteranit!

Dita e Veteranit, është ditë e përkujtimit dhe nderimit për fillin e qëndresës së armatosur e cila filloi me rezistencën e Komandantit legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari, më 30.12.1991, kundër okupatorit serb. Kjo ditë, historike, është bërë ditë nderimi edhe për secilin veteran të vendit tonë, të cilët kontribuuan për çlirimin e vendit.

Sot, së bashku me Bekim Jasharin dhe personalitetet tjera, kemi bërë homazhe dhe vendosëm kurora me lule, pranë varreve në Memorialin e Jasharajve, duke shprehur nderimin e thellë, për jetën dhe veprën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë.

Ashtu siç dje patëm gatishmërinë dhe përkushtimin për çlirim, deri në sakrificë, sot kemi detyrim ta realizojmë amanetin e dëshmorëve, duke punuar dhe duke ofruar perspektivë për të gjithë qytetarët si zotim i përjetshëm yni për t’i nderuar ata me vepra, por edhe secilin veteran.

I përjetshëm është nderimi për Komandantin legjendar, Adem Jashari dhe Familjen Jashari!

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Urime Dita e Veteranit!. /Lajmi.net/