Ramiz Lladrovci pas votimit në Kuvendin e Maqedonisë: Urime shqiptarë, urime vëlla Ali!

Me rastin e votimit të suksesshëm në Kuvendin e Maqedonisë, Ali Ahmetit, liderit të shqiptarëve në Maqedoni i erdhi urimi edhe nga Ramiz Lladrovci, kryetar i komunës së Drenasit.

Lajme

20/10/2018 08:57

Me këtë rast, z. Lladrovci ka theksuar se është “Lajm tejet i gëzueshëm për të gjithë shqiptarët. Vizioni Juaj, pas shumë sakrificave fitoi, ashtu siç fiton çdo vizion i së ardhmes i bazuar mbi të drejtat dhe liritë e plota të njeriut”.

Ja postimi i Ramiz Lladrovcit:

“Vëlla Ali,

Sonte u zhvillua një votim historik për Maqedoninë, me 80 vota pro, vendi mori drejtimin për BE dhe NATO. Urime për votimin e ndryshimeve kushtetuese. Lajm tejet i gëzueshëm për të gjithë shqiptarët.

Vizioni Juaj, pas shumë sakrificave fitoi, ashtu siç fiton çdo vizion i së ardhmes i bazuar mbi të drejtat dhe liritë e plota të njeriut. Së shpejti, edhe ne do të bëhemi pjesë e Aleancës më të fuqishme ushtarake, NATO-s, si dhe pjesë e vlerave të BE-së.

Urime qytetarë të Maqedonisë, urime shqiptarë. Urime vëlla Ali!”